Sali Berisha ka reaguar pas tubimit të punonjësve të Bashkisë së Tiranës para SPAK, duke theksuar se ata po shërbejnë interesave të partisë dhe po braktisin qytetarët për t’u bërë “pazmore e një hajduti”.
Ai ka akuzuar kryeministrin për urdhërimin e veprimeve të tilla, duke i quajtur ata si “padrino”, dhe ka paralajmëruar se do të hetohen nëse punonjësit ishin të armatosur gjatë protestës.
“I patë sot punonjësit e Bashkisë tek SKAP-i partisë. Mos harroni se ata paguhen nga taksat, ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve për t’u shërbyer dhe ata braktisin qytetarët të gjithë e shkojnë për tu bërë pazmore e një hajduti.
A mund të ndodhë kund? Kurrë. Kur kryeministri urdhëron veprime të tilla fakton se është padrino, po si mund të shkojë? Po hetojmë, kanë qenë edhe të armatosur.
I garantoj punonjësit e Bashkisë se secili me listë që do të shkojnë të protestojnë gjatë orarit zyrtar nuk do të shohë punë shteti për të paktën 25 vite, me listë.
Qytetarët që festuan arrestin e Veliajt u arrestuan. Kurse këta mobilizojnë policinë, do e vërtetoj nëse këta të policisë Bashkiake kanë qenë me armë apo pa armë. Por kanë qenë në orar zyrtar. Do të kenë dënime të rënda për aktin që kanë bërë.”