-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bushka përdori zyrën e Avokates së Popullit për të ushtruar presion ndaj dëshmitares

Kryesoret

Një nga faqet më të rëndësishme të dokumentuara në dosjen prej 366 faqesh të akuzave ndaj familjes Veliaj-Xoxa, është kërkesa për takim e Klotilda Bushkës me një dëshmitare.

Klotilda Bushka ka vizituar institucionin ku punonte dëshmitarja dhe e ka ftuar atë në një takim në zyrën e titullares së institucionit. Titullarja i ka mundësuar gjithë komoditetet për këtë takim, i cili nuk kishte lidhje me punën e institucionit, por ishte një bisedë për çështje personale të Klotilda Bushkës.

Ngjarja ka ndodhur në zyrat e Avokatit të Popullit, ku zyrtarja mikpritëse, Erinda Ballanca, krijoi të gjitha mundësitë për një takim të qetë.

Sipas dëshmitares, ajo tregon se, ndërsa ishte në zyrë duke punuar, rreth orës 14:30, ajo është njoftuar nga shoferi i institucionit, një person i quajtur Tasim, se dikush e kërkonte jashtë dhe më pas i ka thënë që të shkonte në zyrën e Avokatit të Popullit.

 

 

Në këtë takim, që nuk kishte lidhje me punën e institucionit, Klotilda Bushka ka pyetur për faturën që kishte lidhje me bashkëshortin e saj, Altin Bushka, duke shfaqur shqetësime nëse kjo çështje mund të shkaktonte probleme.

Dëshmitarja ka deklaruar gjithashtu se Klotilda Bushka e ka këshilluar të mos fliste me askënd në telefon lidhur me këtë çështje, dhe gjithashtu e ka udhëzuar që nëse do thirrej përsëri nga SPAK, të mos tregonte se si Bushka kishte marrë telefonin. Ajo ka thënë se, nëse pyetej, duhej të pohonte se telefoni ishte një objekt që e kishte pasur prej vitesh dhe që e kishte vënë në përdorim kohët e fundit.

Në fund të takimit, Klotilda Bushka e ka siguruar se, për çdo nevojë që do të kishte dëshmitarja, ajo mund të kërkonte ndihmë, edhe për çështje financiare.

Kliko KETU per te lexuar dosjen e plote te Erion Veliajt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit