Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ka vendosur që primaret të zhvillohen në nivel qarku. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka në një deklaratë për merdiat ka sqaruar disa debate që pati gjatë mbledhjes.
Paloka tha se data 1 mars është përcaktuar me vendim të krtyesisë dhe u miratua me 10 vota kundër. Ai nënvizoi që Berisha ka qenë i prerë që primaret të zhvilloheshin.
“Data 1 mars është përcaktuar me vendim të kryesisë.
Pati diskutime për mbi dy orë. Me 10 vota kundër rregullorja u miratua.
Kishte mendime që mund edhe të mos zhvilloheshin për shkak të kohës, të krijoheshin dhe konflikte dhe pakënaqësi, që janë diskutuar disa herë.
Këto propozime u sqaruan.
Doktor Berisha ka qenë i prerë që primaret të zhvilloheshin.
Në fund rezultati tregoi se në fund propozimet që ishin për të bërë ndryshime të tilla, nuk fituan”, tha Edi Paloka.