-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Klotilda Bushka duhet të japë dorëheqjen si kryetare e Komisionit të Ligjeve

Kryesoret

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së PS-së, Klotilda Bushka, pas faktit që ajo është marrë nën hetim lidhur me akuzat për asgjësimin e provave në dosjen e Erion Veliajt.

PD ka akuzuar Bushkën për pengimin e hetimeve, duke ndihmuar në shkatërrimin e telefonit si mjet për provat e korrupsionit, si dhe orientimin e dëshmitarëve për të dhënë deklarata të rreme.

Deklarata e plotë:

Përpëlitjet e Edi Ramës dhe zvarritja e tij pas prangave të Erion Veliajt kanë hedhur në erë qeverinë, Bashkinë e Tiranës dhe Kuvendin e Shqipërisë!

Qeverinë, sepse që nga sot, është dhënë mesazhi se kush vjedh, ka mbrojtjen e Edi Ramës!

Bashkinë e Tiranës, sepse është vendosur vija e kuqe e paprekshmërisë së korrupsionit!

Kuvendin e Shqipërisë, sepse është dhënë mesazhi publik se kush pengon të zbulohet korrupsioni, ka mbrojtjen e Edi Ramës!

Si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, jam shumë e keqardhur për qëndrimin antishtet të mbajtur nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve gjatë hetimit të miqve të saj politikë dhe të biznesit, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Pengimi i hetimeve, duke ndihmuar në shkatërrimin e telefonit si mjet për provat e korrupsionit të çiftit Veliaj-Xoxa;

Pengimi i hetimeve duke orientuar dëshmitarët të japin dëshmi të rreme;

Pengimi i hetimeve për të mësuar se kompania guackë e Ajola Xoxës kishte adresën e shtëpisë së Kryetares së Komisionit të ligjeve;

Të gjitha këto akte janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe penalisht.

Por ndërsa me pjesën penale le të merret SPAK-u, si opozitë, kemi detyrimin të ngremë zërin kundër keqpërdorimit të Parlamentit dhe Komisionit të Ligjeve në aferën korruptive të Erion Veliajt.

Komisioni i Ligjeve, Këshilli i Mandateve, Sekretariati për procedurat votimet dhe etiken, është keq përdorur këto vite për të mbrojtur paligjshmërinë e Edi Ramës përmes ligjeve me porosi, dënimit me porosi të opozitës apo mbrojtjen me porosi të mandateve antikushtetuese.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, duhet të japë dorëheqjen!

Komisioni i Ligjeve nuk duhet të merret zvarrë nga prangat e Erion Veliajt dhe pafuqia e Edi Ramës për të mbuluar korrupsionin e tmerrshëm të mazhorancës dhe qeverisë që drejton!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit