Atletja Luiza Gega i është bashkuar qytetarëve në protestën para Gjykatës së Posaçme për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Gega u shpreh se beson në pafajësinë e Erion Veliajt si dhe vlerëson të gjithë kontributin e tij në zhvillimin e Tiranës.
“Këto supozime më duken të çuditshme si janë bërë. Unë mendoj që drejtësia do vazhdoj punën e saj, i besoj drejtësisë, por nuk më pëlqen mënyra se si qasen gjërat”, tha Gega.