-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet rrjeti shqiptari i drogës në Belgjikë, arrestohen 19 persona

Kryesoret

Prokuroria publike e Brukselit ka shkatërruar një bandë shqiptare të drogës, si dhe ka arrestuar 19 persona të dyshuar.

Hetimi ka filluar që në tetor të 2024 pasi zona e policisë Bruksel-Perëndik mori një raport se një banor në Jette ishet i përfshirë në kultivimin dhe shitjen e marijuanës. Sipas prokurorisë, banda përdorte një rrjet pronash banese për të strehuar plantacione kanabisi.

Pronat ndodheshin në zona të banuara me qira mujore që vlerësoheshin nga 1700 deri në 2600 euro. Në fund të janarit hetusit kryen më shumë se njëzet kontrolle në shtëpi, duke zbërthyer rrjetin kriminal. Gjatë operacionit u zbuluan njëmbëdhjetë plantacione kanabisi, ku u rritën gjithsej 7980 bimë.

“Kjo përfaqëson një korrje vjetore të vlerësuar prej më shumë se një ton kanabis, me një vlerë tregu prej afërsisht 4,200,000 euro,” tha zyra e prokurorit publik.

Policia sekuestroi 23 kilogramë marijuanë, 654 gram kokainë, 13 mijë euro, pesë automjete, një armë zjarri, 28 celularë dhe disa dokumente të falsifikuara.

Gjithsej 19 persona janë arrestuar gjatë kontrollit të shtëpive. Katërmbëdhjetë të dyshuar u arrestuan përfundimisht nga gjyqtari hetues. Një nga të dyshuarit e arrestuar u mbajt në një qendër të mbyllur me qëllim deportimin në Shqipëri. Katër të tjerët u lanë të lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit