Shoqata për Autonominë Vendore ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke shprehur shqetësim për ndikimin që ky veprim ka në funksionimin e Bashkisë së Tiranës.
Shoqata ka theksuar se arrestimi pa një akuzë të qartë dhe vendim gjyqësor të formës së prerë është i papranueshëm dhe po krijon një klimë pasigurie në institucionet vendore.
Ajo ka apeluar për respektimin e parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, duke kërkuar që të respektohet detyra e të zgjedhurve vendor dhe të sigurohet një mjedis të drejtë dhe të paanshëm për funksionimin e pushtetit vendor.