-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua për pengmarrje, 40-vjeçari lidhje me ish-presidentin e Kamzës dhe Ervis Martinaj!

Kryesoret

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin, Fredi Keta, për pengmarrje të 35-vjeçarit Ervis Xhixha, i cili u kanos për 70 mijë euro.

Keta, së bashku me shtatë persona të tjerë, mes të cilëve ish-presidenti i klubit të Kamzës, Naim Qarri, morën peng Xhixhën dhe e kanosën për pasuri. Gjatë hetimeve, është zbuluar se 35-vjeçari u dhunua dhe iu kërkua një shumë parash. Për këtë ngjarje, janë shpallur në kërkim Hektor Xheçuka, i dyshuar si pjesë e grupit dhe i përfshirë në krime të tjera, përfshirë tentativën për vrasjen e Durim Bamit.

Xheçuka është nën hetim nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë dhe për lidhje me krime të tjera.

Dyshohet se ai ka planifikuar vrasjen e Bamit dhe mund të ketë qenë ekzekutues i pengmarrjes për llogari të të tjerëve. Edhe Xhixha ka një të kaluar kriminale, pasi në vitin 2019 tentoi të vriste Bujar Beshirin pas një konflikti.

 

Ne kerkim

Tori (Hektor) Xheçuka 36 vjeç

Arrest me burg

Aleksandër Osmani 37 vjeç

Artan Pirraci 50 vjeç

Fredi Keta 40 vjeç

Arrest në shtëpi

Naim Qarri 52 vjeç

Sajmir Kolaveri 42 vjeç

Adem Metkola 46 vjeç

Mori peng nje 35-vjeçar me 7 persona për pasuri, arrestohet 40-vjeçari

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit