-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz: Lufta në Ukrainë do të përfundojë vetëm kur njëra palë të shterojë ushtarakisht ose ekonomikisht

Kryesoret

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shpallur të pamundur përfundimin e luftës në Ukrainë përmes negociatave, duke parashikuar se konflikti i armatosur do të mbyllet vetëm nëse njëra palë shteron ushtarakisht ose ekonomikisht.

Në një intervistë për gazetën Rheinpfalz, Merz theksoi se argumentet humanitare dhe logjika nuk do të mund të bindin presidentin rus Vladimir Putin, dhe se përpjekjet evropiane duhet të fokusohen në dobësimin e aftësisë ushtarake dhe financiare të Rusisë për të vazhduar luftën.

Ai shtoi se “klika në pushtet” e Rusisë ka nevojë të vazhdojë luftën për të mbajtur “makinën e luftës” në punë, pasi nuk ka asnjë plan për të menaxhuar ushtarët e plagosur dhe të kthyer nga fronti. Merz e përshkroi këtë situatë si një “barbarizëm të thellë”, duke paralajmëruar se kjo do të vazhdojë të jetë realiteti i Rusisë për të ardhmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit