Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve, e cila ishte parashikuar të niste në orën 08:30 të mëngjesit të 12 shkurtit, nuk ka filluar ende për shkak të mungesës së energjisë elektrike në GJKKO.
Raportohet se për shkak të kësaj, është përdorur gjeneratori i institucioneve për të mundësuar vazhdimin e seancës.
Veliaj, i cili është transferuar nga Blloku i Sigurisë, ndodhet aktualisht brenda ambienteve të gjykatës për të pritur masën e sigurisë.