Në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike jaë zbardhur disa diskutime.
Deputetët Bujar Leskaj dhe Mysltm Murrizi kanë dal kundër prezantimit të formulës së Primarve.
Në këtë formulë të Primarve sekretari i përgjithshëm Flëumr Noka tha se kandidatët për deputetë nuk do të dalin vetëm nga primaret.
Pjesë nga debati:
Myslym Murrizi: Jam dakord me statutin për primaret, por duhet të jenë të hapura. Përderisa drejtuesit e degëve japin dorëheqjen, pse ndryshe do të duhet të ndodh për drejtuesit politik? Askush s’mund të na ndajë, në disa politikanë inferior e disa superior. Bëjini kombëtare primaret, është vrastare kjo formule. Aq më tepër më një votë.Mos keni frikë nga lobimi i brendshëm.
Unë do hyj në primaret e Tiranës dhe dua të jem në lista te hapura. Duhet te shihni dhe koalicionet. Ku është sot Shpëtim Idrizi? Duhet të ketë kujdes përzgjedhja e aleateve.
Bujar Leskaj (Drejtuesi politik i Vlorës): Duhet të votohen edhe drejtuesit politik. Ose t’i kalojnë votimit në qark. Kryetarët e degëve nuk duhet të jepnin dorëheqje pasi ata janë zgjedhur me votë.
Nuk jam dakord me datën 1 Mars për mbajtjen e primareve. Kjo pasi këtë kohë deri në 4 Mars jemi të angazhuar me votën e Diasporës.