13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Veliaj, kopje e shpifur e Ramës, i bëjnë gratë hajdute, turp!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar Erion Veliajn për përfshirje në aktivitete të dyshimta financiare dhe e krahasoi atë me një “kopje të shpifur” të kryeministrit Rama.

Në një deklaratë jashtë Kuvendit, Berisha tha se do të paraqiste dhjetëra fatura të blerjeve të Veliajt që Prokuroria i ka përjashtuar nga dosja, duke theksuar se Lali Eri ka udhëtuar me charter dhe ka abuzuar me fondet publike.

“Kurse sipas Edi Ramës Erion Veliaj, qenka burgosur në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese dhe të gjitha këto me hallin e vetëm se, gardëroba e Velicës ngjet shumë me garderobën e Ramicës.

Se vjedhjet dhe favoret që Erion Veliaj ka patur me lejet e ndërtimit, janë të pakrahasueshme me vjedhjet dhe favoret që Edi Rama ja nxjerrë me lejet e ndërtimit. Se vjedhjet e Ramës dhe tenderat që ka dhënë për favore janë të pakrahasueshme me ato që ka dhënë Rama, psh; ndërtuesi i pallatit në pajë, ka marrë 100 e ca milionë euro tendera nga qeveria e Ramës.
Se vërtetë Arbri vëllai i Erionit, është një hajdut si vëllai i madh, por nuk është më pak baxhanaku. Baxhanaku i Edi Ramës është një peshkaqen shumëfishi i Arbrit në tendera. E ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e familjes Rama.

Se vërtetë Rama përpiqet me çdo kusht të mbyllë mikrofonët e parlamentit, sepse aty do të dilnin të gjitha të dhënat në të cilat del se Erion Veliaj është një kopje e shpifur e Ramës.
Edi Rama është në të gjitha aspektet një shumëfish në hajni i Erion Veliajt.
Është e vërtetë që Veliaj ka bërë favore të mëdha Arbrit, por favore më të mëdha i ka bërë Rama, Olsit.

Është e vërtetë që ato eurot 500 mbajnë erë trafiku e droge, por ishin dhe të mykura, por është e vërtetë se Xibraka e ka pudrosur në mënyrë përfundimtare para opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar, Olsin dhe Ramën.
Është e vërtetë se, Lali Vjedhësi ka udhëtuar me charter, por e vërteta është se ai ka udhëtuar 10 herë më pak se Rama. Pra Rama ka udhëtuar me charter 10 herë më shumë dhe ato chartera janë shoqëruar të gjithë me leje ndërtimi.

Është e vërtetë se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, vakanca, por detokset si Edi Rama me 10 mijë euro hotelin nuk i ka bërë kush tjetër në Shqipëri.
Pra të gjitha këto kanë vetëm një qëllim, të shmangin ngjashmërinë që krijojnë Veliaj me Ramën para publikut shqiptar.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit