Pak para 23:00 të mbrëmjes së sotme bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka dalë nga ambientet e GJKKO-së pas një seance maratonë.
GJKKO i hoqi masën arrest në shtëpi Ajolës, duke i caktuar masën detyrim paraqitje.
Ajola nuk bëri asnjë prononcim për mediat, u fut në makinë dhe u largua, duke heshtur para kamerave.
Gjykata e Posaçme konfirmoi mbrëmjen e sotme masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliajn, kreun e Bashkisë së Tiranës.