Mbrëmjen e sotme një grabitje e armatosur ka ndodhur në një institucion financiar në rrugën “Robert Doll” të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas informacioneve të para, një person i dyshuar ka kryer grabitjen nën kërcënimin e armës, duke marrë një shumë parash. Policia është drejtuar menjëherë në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.