-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Dogjani në Kuvend: Kryeministri s’është mirë nga koka, Spiropali: Mos guxoni të fyeni

Kryesoret

Një debat i ashpër u zhvillua në parlament mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetit të PD-së Asllan Dogjani.

Dogjani iu referua ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare u vetëvra, duke akuzuar shtetin dhe qeverinë për fajin e saj. Ai tha se vajza u bullizua dhe nuk kishte mundësi të blinte një fustan si shoqet e saj, dhe për këtë e konsideroi Edi Ramën dhe shtetin përgjegjës për këtë tragjedi.

Asllan Dogjani: Një 17-vjeçare në Gjirokastër u vetëvar, sepse bullizohej nga shokët e shoqet e klasës. 17-vjeçaren e vrau Edi Rama se e la të varfër, sepse e la të pamundur të vishte një fustan, e vrau shteti se nuk kishte mundësi të vishej si shoqet e veta. Jeni të pashpirt. Mendoni se çfarë dhimbje kanë prindërit e kësaj 17-vjeçareje sepse psikologët e shkollës nuk bënë asgjë për të parandaluar këtë ngjarje të rëndë. Nuk bëtë gjë as për 14-vjeçarin Martin Canin, duke lënë prindërit në dhimbje të madhe.

Rama e ka kthyer Ministrinë e Brendshme në një vegël për pushtetin e tij. Si mund të mbani përgjegjësi, kur keni kryeministër që jeton si monark. Kemi kryeministër që sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit, e ka thënë zv ministri, sepse dukshëm nuk është mirë nga koka.

Elisa Spiropali: Përfundo fjalën. Mos guxoni të flisni mbi fyerje e shpifje.

Asllan Dogjani: Mbylle ti gojën. Po them atë që kanë thënë bashkëpunëtorët tuaj.

Elisa Spriopali: Është e papranueshme që të fyeni zyrtarë të lartë, kryeministrin, ministra apo deputetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit