Kryeministri Edi Rama ka reaguar me forcë ndaj akuzave dhe kritikave, duke theksuar se nuk është i shqetësuar nga sulmet që merr.
Ai u shpreh se qëllimi i tij është të lërë pas një histori dhe se është i gatshëm të përballojë gjithçka për këtë mision.
“Këtë po ju them, duhet ta mendoni, kush ju çon ju atje si të barabartë, kush flet atje si ju doni të flisni? Kush? Bufi i kënetës, apo këta mangallët që vijnë për qoftë këtu poshtë. Kujtoni se është ndonjë kënaqësi restoranti kjo? Apo është kënaqësi plazhi? Kjo është sakrificë, ky është mohim i shumë gjerave që njerëzit e zakonshëm i kanë.
Unë kam aq shumë gjera që dua të bëj dhe ti të bëj, por ky është mision. Unë jam këtu për historinë, e kam thënë me kohë dhe po e them. Nuk më dridhet qerpiku, jam këtu për historinë, prandaj i mbaj këto llumra, baltra dhe goditje nga të katërt anët. E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu.”