-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama pas arrestimit të Veliajt: Çfarë janë të zgjedhurit nga populli mish për top?

Kryesoret

Në një reagim pas arrestimit të Erion Veliajt, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ai nuk ka ushtruar presion mbi SPAK dhe GJKKO, duke i akuzuar ato se nuk kanë siguruar prova të mjaftueshme për të arrestuar Veliajn.

Ai kërkoi të di një provë konkrete që e implikon Veliajn dhe shprehu shqetësimin se është normale që një kryetar bashkie të merret nga zyra dhe të dërgohet në burg vetëm për dyshime.

Qëndrimi ynë nuk ndryshon kam qenë shumë i qartë, në gjithë atë dosje nuk ka një paragraph të vetëm se nuk e kam lexuar dosjen, por kam kërkuar “më jepni një paragraf nëse ka ku ka një provë që është brenda një dosje që tregon se kryetari ka përfituar në mënyrë të paligjshme çfarë do qoftë”.

Pyetja është “A ju duket normale që kjo një deputet apo ish deputet, por një kryetar bashkia të merret nga zyra dhe të dërgohet në burg sado që prokuroria ka dyshime? Normale ju duket”

Si mund të quhet sulm ndaj SPAK dhe trysni ndaj Gjykatës kur ngre një problem kaq parimor që ka të bënë me kërkesën më legjitime në botë për një Kryeministër dhe për më tepër mua si udhëheqës i forcës që i ka dhënë jetë SPAK, përballë të gjitha armiqësive të mundshme, duke vënë aty në tavolinë ekzistencën e asaj qeverie, duke thënë ose votoni reformën sose rrëzoni qeverinë se nuk më intereson qeveria, e të mos bëjë unë një kërkesë të tillë për standardet demokratike, kërkesë më legjitime për standardet demokratike, jo për të ushtruar presion ndaj prokurorëve dhe gjykatësit. Kur thonë tironist “u njohëm i çik si shumë” për çfarë janë të zgjedhurit nga populli për të drejtuar vendin apo qytetin “mish për top janë këta” Për një pushtet që ndihet aq i plotfuqishëm sa të ndërprerë kontratën e një kryetari bashkie pa siguruar akoma të gjitha provat për ta bërë këtë me gjyq. Kush e mban përgjegjësinë? Sepse kryetari i Bashkisë nuk është i pandehur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit