-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: SPAK-u nuk është Vatikani, duhet të pranojë kritika

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) ndaj deklaratave të tij, ku ai tha se SPAK duhet të pranojë kritikat dhe të dëgjojë reagimet publike.

Rama nënvizoi se, megjithatë, nëse Erion Veliaj do të provojë të ketë kryer korrupsion, duhet të përballet me pasojat ligjore, por kjo duhet të bazohet në prova të qarta dhe të provuara.

“KLGJ ka një numër punonjësish të rritur dhe mirë bëjnë që flasin për trysni, por çfarë thash unë? Për paraburgimin e ka thënë Këshilli i Europës: Regjistrimet audio vizuale të intervistave me personat që pyeten përbëjnë një mbrojtje të rëndësishme kundër keqtrajtimit dhe intimidimin dhe në princip duhet të mbulojnë të gjitha fazat e pyetjes, inkurajojmë Shqipërinë të shtrijmë regjistrimin në të gjithë personat.
1.2 miliardë të alokuara, ç’të bëjmë të pranojmë që akoma të merren dëshmi me orë të tëra dhe në fund të të japin 5 fletë e të të thonë merri firmosi?
Antikorrupsioni kur del nga shinat bëhet edhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni. Si more merren sipërmarrësit e vihen në rresht si të jenë kriminelë.

Iu merren telefonat e u mbahen peng. Çfarë standardi demokratik është aty. I sheh gjithçka në telefona, i lexon gjithçka, gjëra private, bën edhe shantazhe insinuata, merreni një herë të gjithë me mend të vijë dikush në rrugë t’ju marrë telefonin, kur hyn drejtësia duhet të hyjë në telefon vetëm për pjesën që po heton dhe telefoni duhet të kontrollohet në syrin tënd.
SPAK nuk është Vatikani, edhe Vatikanin e kritikojnë, SPAK është një institucion i ri. E domosdoshme të dëgjojnë edhe kritika, kritika jo intimidim dhe sulme personale.
Nëse Veliaj ka bërë korrupsion do të duhet të shkojë në atë vend ku duhet të shkojnë të gjithë ata që bëjnë korrupsion.
Por korrupsion i provuar ama”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit