-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prefekti i Tiranës mbështetje për Veliajn: Njeri i punës që transformoi kryeqytetin

Kryesoret

Prefekti i Tiranës Afrim Qëndro në një deklaratë ka shprehur mbështetjen e tij për kryebashkiakun Erion Veliajn. Qëndro e cilëson Veliajn si një lider transformues që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kryeqytetit.

Ai shprehet se akuzat e dyshuara ndaj tij nuk janë të vërteta dhe se Veliaj do ti shkojë deri në fund të vërtetës së tij.

Prefekti i Tiranës deklaron se vijimi i hetimeve të Veliajt duhet të ishin bërë në gjendje të lirë duke respektuar kontratat dhe detyrimet që ka për tu shërbyer qytetarëve të kryeqytetit. Ai nënvizon që Erion Veliaj nuk i është shmangur asnjë procedure të ndjekur të organeve të drejtësisë dhe ka bashkëpunuar me to.

Deklarata
Për Erionin që unë njoh!
Erion Veliajn e çmoj për punën e mirë transformuese që ka bërë në Tiranë përgjatë një dekade, për lidershipin në drejtimin e skuadrës së PS Tiranë dhe sukseset tona të përbashkëta elektorale edhe përtej kësaj bashkie, në të gjithë Qarkun ku ka vepruar si drejtues politik.

Besoj realisht se akuzat e dyshuara mbi të nuk janë të vërteta dhe kjo sigurisht do të provohet në gjykatë. Teksa jam i bindur se Erioni do t’i shkojë deri në fund të vërtetës së tij, duhet të mos e harrojmë për asnjë moment se prezumimi i pafajësisë as që nuk duhet të vihet në diskutim.

Gjyqet publike dhe telendisjet para turmave duhet të jenë një vegim i së shkuarës sonë të largët e të errët. Ato nuk kanë më vend në shekullin ku po jetojmë dhe në Europën demokratike ku duam të shkojmë.

Erion Veliaj është një figurë qendrore publike, një politikan i votuar prej qindra e mijëra zgjedhësve të Tiranës. Për asnjë moment nuk rezulton ti jetë shmangur asnjë procedure të ndjekur prej organeve të drejtësisë dhe ka bashkëpunuar plotësisht me to. Rrjedhimisht, vijimi i hetimeve ndaj tij do duhet të ishte bërë në gjendje të lirë, duke ja mundësuar të respektojë kontratën dhe detyrimin që ka për tu shërbyer qytetarëve të kryeqytetit.

Nuk i shkruaj këto radhë për të atakuar drejtësinë në punën e asaj. Gjithçka ne bëmë për ta shkëputur drejtësinë nga ndikimi i politikës është një histori suksesi. Gjithësesi, ne që e çliruam drejtësinë nga kthetrat e politikës duam dhe kemi të drejtë të pretendojmë standarde të panegociueshme demokratike.

Edhe rasti ndaj qytetarit të parë të Tiranës dhe njeriut të dytë më të votuar në Shqipëri, është një prej atyre kur ne i pretendojmë pashmangshmërisht këto standarde demokratike, për një proces të drejtë e krejt jashtë pasionit të politikës së ditës.

Teksa Kryetari i Bashkisë së Tiranës ndodhet në këto kushte, është detyrim i secilit prej nesh që të angazhohemi maksimalisht që punët në këtë institucion të vazhdojnë normalisht dhe asnjë qytetari të mos i mungojnë shërbimet publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit