Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj Sali Berishës dhe disa opozitarëve, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe përpjekjet e opozitës për të shkrirë SPAK-un.
Rama u shpreh se kjo është një mundësi për të siguruar garanci për drejtësinë dhe SPAK-un, duke shtuar se për të gjithë ata që janë kundër qeverisë, nuk ka më asnjë mundësi.
“Tani ke edhe atë të Trumpit, por do ta shohim,” tha Rama, duke vazhduar me ironi: “Me ata që duan të shkrijnë SPAK më 11 maj është momenti kur edhe për SPAK edhe për drejtësinë, ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë të gjithë garanci, PSSH, të tjerat harrojeni. Vetëm shihini, kujtoni dhe kaq. Kurse këta që nuk keni ca të kujtoni, shikojnë si flasin dhe janë njësoj. Vetëm që nuk janë me zhubra si bufi. Tani këneta tani le të hidhet, u tërbua, u drogua. Hidhu kënetë kërceni bretkosa zhapa e zhpiqe, o buf dil tani e shaj e shpif. Tani ke edhe atë të Trumpit, do ta shohim”.