Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ditën e sotme për ish-kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorogo Goro. SPAK kërkoi tre vite burg. Goro akuzohet për tjetërsim të pronave në Himarë.
Sipas prokurorëve hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim.
Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin. Në total 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, tashme është e sekuestruar me vendim të GJKKO.