Në dosjen e SPAK, rezulton se Ajola Xoxa nuk i pastronte paratë vetëm përmes OJF-ve por edhe shit-blerjes së makinave. Valmir Xoxa, i cili është djali i xhaxhait të Ajola Xoxës është përdorur në një rast konkret. SPAK thotë se babai i Ajolës, Arben Xoxa, në vitin 2016 bleu një makinë prodhim të vitit 2010 me vlerë 7000 euro.
Këtë mjet, rezulton që Valbona Xoxa dhe Ajola Xoxa nënë e bijë e kanë shitur kundrejt çmimit prej 23,000 (njëzet e tre mijë) Euro, tek kushëriri Valmir Xoxa. Makina 6 vite më vonë shitet 3.2 herë më shtrenjtë, rreth 23 mijë euro. Valmir Xoxa, pas 11 muajsh, e shet makinën për vlerën 11 mijë euro, me gjysmën e çmimit që e bleu.
“AA813NF (AB910HZ). Mercedes Benz E220 CDI, e Zezë, vitprodhimi 2010, Naftë. Me kontratën Nr. 1538 Rep., dhe Nr. 983 Kol., datë 08.02.2016, Arben Xoxa ka blerë mjetin për shumën 7,000 (shtatë mijë euro), nga shitësi Arnest Behar Laze.
Ky mjet, sipas çertifikatës për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë ligjore (1257 rep., nr. 505 kol, “Vendim për lëshimin e trashëgimisë ligjore”, 18 Mars 2019 Notere Mimoza Sadushaj), ka kaluar në pronësi të Valbona Xoxa dhe Ajola Xoxa.
Me kontratën Nr. 1359 Rep., dhe Nr. 688 Kol., datë 14.04.2022, Valbona Xoxa dhe Ajola Xoxa e kanë shitur mjetin kundrejt blerësve Valmir Agron Xoxa dhe Ardita Fatmir Meni. Këtë mjet, rezulton që shtetaset Valbona Xoxa dhe Ajola Xoxa e kanë shitur kundrejt çmimit prej 23,000 (njëzet e tre mijë) Euro, tek kushëriri i kësaj të fundit, shtetasi Valmir Xoxa.
Ekskluzive/ Dosja e plotë me 336 faqe me provat e SPAK-ut që arrestoi Erion Veliajn
Palët kanë rënë dakord që çmimi i shitjes të kalojë te llogaria e Valbona në Intesa San Paolo Bank, me IBAN: AL71208110080000048298635102. Me kontratën Nr. 3942 Rep., dhe Nr 1826 Kol.. vetë Valmir Xoxa dhe Ardita Meni ja kanë shitur mjetin shtetasit Tosun Ramis Qelasi, për çmimin prej 11.500 Euro”, thuhet në hetimet e kryera nga SPAK-ut.
I pyetur në lidhje me blerjen e mjetit Ë 220, i vitit 2010, i blerë fillimisht nga shtetasi Arben Xoxa për cmimin prej 7.000 euro, dhe më pas, i shitur tek Valmir Xoxa nga Ajola dhe Valbona Xoxa, kundrejt cmimit 23.000 euro në vitin 2022, deklaruesi është shprehur se çmimin e kishte caktuar ai vetë, për arsye sentimentale por edhe për faktin se mjeti ishte në gjëndje mjaft të mirë, duke e cilësuar “super mjet”.