Një ngjarje e rënëd ka ndodhur në Gjermani, ku një makinë u përplas me turmën në qendër të qytetit të Mynihut. Si pasojë janë përplasur 28 persona përfshirë edhe fëmijë.
Sipas autoriteve, besohet se mund të jetë një sulm dhe është arrestuar autori i dyshuar azilkërkues nga Afganistani.
Ngjarja ka ndodhur reth orës 10:30 të mëngjesit, ku disa punonjës të sindikatës “ver.di” kanë protestuar dhe një makinë me një shpejtësi të madhe duke parakaluar policinë dhe goditi turmën e protestuesve.
Zëvendës shefi i policisë, Christian Huber, tha se organet e rendit qëlluan me armë zjarri ndaj makinës para se të arrestonin të dyshuarin. Ai tha se besohet të jenë plagosur 28 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Një makinë e dëmtuar mund të shihej në vendngjarje si dhe këpucë.