-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E premte me dëborë, reshje dhe rrufe

Kryesoret

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të vranët si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite.

Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë prezent që prej orëve të para të ditës, fillimisht në ekstremet veri-jug  ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet  deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar.

Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900 metër parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje deri 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet kryesisht atë jugperëndimore era fiton shpejtësi deri 15m/sek shoqëruar me dallgëzimin në dete 2-3ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit