-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autoritetet maqedonase arrestojnë një person nga Kosova, me kërkesë të Serbisë

Kryesoret

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka arrestuar një person nga Kosova, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpol-it.

Në një njoftim për media, Ministria tha se i arrestuari është një 55-vjeçar me inicialet E.B. Ai u arrestua të premten në pikën kufitare të Bllacës, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se ai ishte i regjistruar me masë ‘arrest’ me kërkesë të Interpol-it”, thuhet në njoftimin Ministrisë maqedonase.

I arrestuari i është dorëzuar punonjësve të policisë së Interpol-it për procedim të mëtejshëm, tha ajo.

Mediat maqedonase kanë raportuar se bëhet fjalë për Bajram Eminin, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga qyteti i Ferizajt.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, se një i dyshuar, të cilit iu referua si “shtetas serb”, është arrestuar në Shkup, nën dyshimin për krime lufte në Kosovë më 1999.

Lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës ka reaguar partia shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e cila e cilësoi këtë veprim si të papranueshëm. Partia i bëri thirrje Qeverisë ta rishikojë praktikën e zbatimit të fletarrestimeve të lëshuara nga Serbia.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të z. Bajrami dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të rishikojë urgjentisht praktikën e ekzekutimit të fletarresteve të Serbisë. Nuk mund të lejojmë që shteti ynë të bëhet mjet i politikave të Beogradit, në dëm të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit