Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Sarandë kanë arrestuar një 42-vjeçar.
Gjergj Gjergji Shkokota 44 vjeç duke udhëtuar me mjetin e tij tip benz, me targa AB136PY, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Si pasojë ka dëmtuar duke e thyer edhe një pemë dekorative që ndodhej në trotuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Onhezmi” në afërsi me spitalin e qytetit. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe nga hetimet doli se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.
Atë e ndëshkuan me masë administrative 20 0000 lekë për dëmtimin e pasurisë publike, ndërkohë që do të paguajë edhe dëmin për pemën dekorative sipas preventivit prej 12. 000 lekësh.