Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, e cila u bë nënë për herë të dytë disa ditë më parë, ka zbuluar emrin e veçantë të djalit të saj.
Përmes një postimi në Instagram, Fatma postoi disa foto të djalit të saj dhe emrin e tij Noar.
“Emër i vjetër Ilir referuar lumit Noarus. Në kultura e fe të tjera. Dritë, I ndriçuar, ai që sjell dritën. Referuar ndriçimit të butë të hënës dhe diellit”, shkruan Fatma.