Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Qipro, ku një çift i ri dhe tre fëmijët e tyre të vegjël u dogjën të gjallë pas një zjarri në një ndërtesë apartamentesh në Agios Nikolaos, Limasol.
Në zjarr humbën jetë babai 35-vjeçar nëna 33-vjeçare dhe tre fëmijët e tyre të moshës 7 , 3 dhe 2 vjeç , të cilët banonin në katin e dytë dhe nuk ia dolën dot.Pas shuarjes së zjarrit u zbuluan kufomat e familjes fatkeqe.
Vendi i ngjarjes është rrethuar nga forcat e Policisë dhe Zjarrfikësve, të cilat kanë mbërritur me tre automjete dhe një platformë hidraulike. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qënë një problem i mundshëm elektrik.
Një pjesë e shtëpisë, sipas Zjarrfikësve, është ndërtuar me kornizë dhe murature dhe një pjesë me karton gipsi. Shkaqet po hetohen në bashkëpunim me Policinë dhe Shërbimin Elektromekanik.