Dinamo dhe Vllaznia barazuan pa gola në “Elbasan Arena”, në sfidën e javës së 25-të.
Në këtë takim arbitri e nxori tre herë kartonin e kuq. Në fillim u ndëshkua Karamba në minutën e 23-të, duke lënë dinamovitët me 10 lojtarë.
Më pas në minutën e 49-të u ndëshkua edhe Melos Bajrami i Vllaznisë. Ndërkohë 10 minuta më vonë u ndëshkua me të kuq edhe Yago.
Me këtë barazim, Vllaznia renditet e dyta me 44 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e tretë me 41 pikë të grumbulluara.