Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar Charles, në kuadër të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës i është drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani.
Mbreti Charles ka shprehur urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës si dhe ka treguar që është u klnaqur që vendet ndajnë lidje të fortë mes tyre.
“E nderuar Presidente, bashkëshortja ime dhe unë jemi të ngazëllyer që të dërgojmë urimet më të përzemërta për shkëlqesinë tuaj dhe popullin e Kosovës me rastin e veçantë të Pavarësisë. Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë”, thuhet në letër.
Gjithashtu mbreti Charles ka shprehur bindjen se të dyja vendet mund të kenë një bashkëpunim të shkëlqyer për të sjellë ndryshime pozitive në sfidat klimatike dhe çështjet e ambientit të cilat prekin globin.
“Bashkëshortja ime dhe unë kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në epokën e ardhshme”, përfundon letra e Mbretit Charles.