Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për vjedhje bagëtish në fshatin Gajush. Gjatë hetimeve të zhvilluara, u zbuluan edhe krime të tjera.
Policia zbuloi, gjatë kontrollit të telefonit të tij, se ai kishte abuzuar seksualisht me një vajzë 13-vjeçare.
Shtetasi me inicialet S.Gj., i lindur dhe banues në Milot, dyshohet të ketë kryer disa vjedhje të bagëtive në disa fshatra të Lezhës, ndërsa gjatë kontrolleve të mëtejshme, u sekuestruan edhe dy automjete që ai përdorte për transportimin e bagëtive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.