Pasditen e sotme një fluks i lartë lëvizjesh së mjeteve dhe qytetarëve është shënuar në të dy anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Dhjetëra automjete me targa të Kosovës po hyjnë për në Shqipëri përmes doganës së Morinit.
Qytetarët e Kosovës duan ta festojnë 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Shqipëri. E hëna e 17 shkurtit është ditë pushimi në Kosovë.
Fluks ka edhe në hyrje për në Kosovë ku janë vërejtur mjete me targa të vendeve të BE-së pasi emigrantët kosovarë ndonëse në numër të vogël kanë ardhur në vendlindje për të festuar 17 shkurtin.