Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 27 shkurt rekursin e Ilir Metës, i cili kërkon lirinë pas 4 muajsh qëndrimi në qeli.
Meta argumenton se është lider i forcës së dytë opozitare dhe se ndodhemi pranë zgjedhjeve. Po ashtu, do të shqyrtohet edhe rekursi i Monika Kryemadhit, e cila kërkon ndryshimin e masës së sigurimit ndaj saj.
Kryemadhi është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.