Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Konferencën e Sigurisë që u mbajt në Mynih të Gjermanisë me Garry Kasparov, ish-kampion bote në shah.
Kurti shkruan në rrjetin socail në Instagram se Garry Kasparov dikur ishte kampion bote në shah e sot kundërshtari më i mprehtë i Putin.
“Pas zgjedhjeve në Kosovë e para formimit të qeverisë së re, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në mes të takimeve e diskutimeve me liderë e zyrtarë të lartë të botës, bisedë edhe me Garry Kasparov – dikur kampion bote në shah e sot kundërshtari më i mprehtë i Putin”, shkruan Kurti.