Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar për pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ai ishte paraqitur si lider që ka arrestuar opozitarët dhe po përpiqet të censurojë TikTok-un.
Sipas Berishës, Rama është një shembull konkret i mesazhit të dërguar nga zv/presidenti i SHBA-ve, JD Vance, që paralajmëron se rreziku më i madh për Shqipërinë nuk është Kina apo Rusia, por qeveritë që nuk mbrojnë liritë dhe vlerat demokratike.
“Atë mesazh të presidentit Trump e solli më të qartë në konferencën e sigurisë në Mynih zv. presidenti i SHBA-ve, i cili u shpreh se për ju rreziku më kryesor nuk është kina dhe Rusia, por e keni brenda jush, e keni në qëndrimin ndaj lirisë, vlerave dhe ky ishte një paralajmërim i ndershëm dhe shumë i fortë. Nëse nuk na bashkojnë vlerat, secili në punën e vet.
Sa jetike dhe vendimtare për paqen në Evropë është prania e SHBA. por sa e rëndësishme për SHBA dhe Evropën është mbrojtja e vlerave të lirisë dhe njerëzve të lirë.
Parmbrëmë në Mynih, nëse kishte një njeri që në mënyrën më konkrete i takonin pikë për pikë ato për të cilat foli JD Vance, ishte Edi Rama. Ai ishte aty si kryeministri që ka arrestuar tre lider të opozitës. Ai ishte aty si censori do të mbyllë tik tok se nuk duron dot kritikat e të rinjve.”