-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marta Kos: BE garanton zgjerimin, jo SHBA

Kryesoret

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë panelit “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është në duar të BE-së dhe jo SHBA.

Ajo theksoi se, ndërsa Sllovenia hyri lehtësisht në BE, procesi është bërë më i ndërlikuar për shkak të ndikimeve të jashtme dhe kërkesave më të thella nga shtetet anëtare.

“Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo që bën SHBA por gjeopolitika. Kur Sllovenia hyri në BE, ishte e lehtë, por më vonë u bë e vështirë pasi vendet anëtare duhet të hyjnë më në thellësi. Sot kemi situatë specifike. Kemi forca të jashtë që ndërhyjnë dhe përçajnë. Bëhet fjalë për bashkimin e Europës dhe ndaj kjo është kaq e rëndësishme.

BE u krijua për ruajtjen e paqes sigurisë dhe prosperitetit, kjo është fuqia e BE. Zgjerimi është garanci më e madhe e sigurisë.
Ka prirje nga veriu i Europës, vende me nivel të lartë të sundimit të ligjit që po marrin në konsideratë të kthehen.Sa i përket afateve, presim që deri në 2026 apo 2027 të mbyllet procesi për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

BE mund t’i sjellë vendet kandidate në BE, jo SHBA”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit