-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër 17-vjetori i pavarësisë, Macron uron Osmanin: Franca mbetet aleate e përkushtuar e Kosovës

Kryesoret

Ditën e nesërme shënohet 17-vjetori i pavarësisë së Kosovës. Presidenti francez Emmanuel Macron ka dërguar një urim për Vjosa Osmanin.

Macron shprehet në letër se Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj.

Gjithashtu Macron ka kërkuar që dy vendet të lidhura me vlerat e Olimpizmit, të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë.

Urimi i plotë

Zonja Presidente, e dashur Vjosa

Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia dhe t’ju ritheksoj gjithë përkushtimin që Franca ka për pavarësinë e Kosovës.

Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë.

Në këtë drejtim, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një hap thelbësor. Emërimi i një Përfaqësuesi të ri special të Bashkimit evropian duhet të jetë një mundësi për të bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit-Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shpresoj gjithashtu që dy vendet tona, të lidhura me vlerat e Olimpizmit, të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë. Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë.

Së fundi, dëshiroj t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në ceremoninë e rihapjes së Notre-Dame de Paris, për të cilën ju jam mirënjohës.

Ju lutem pranoni, zonja Presidente, konsideratën time më të lartë.

Përzemërsisht,

Emmanuel MACRON

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit