Një 32-vjeçar nga Peshkopia është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë një 25-vjeçar gjatë një konflikti. Policia ka ndërmarrë masa të shpejta, duke kapur dhe arrestuar në flagrancë J.K., të dyshuarin, pas hetimeve të para.
Ngjarja ndodhi në ambientet e ish-fabrikës së miellit në Peshkopi, ku pas një mosmarrëveshjeje, 32-vjeçari goditi me thikë viktimën, S.B., duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Viktima ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Çështja i kaloi Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.