-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Shqipëria ka qenë gati për të u pushtuar, por as SHBA dhe as BE nuk po e bëjnë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë një paneli në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka deklaruar se Shqipëria ka qenë e gatshme që të pushtohet nga amerikanët dhe evropianët, por asnjëri prej tyre nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Ai theksoi se, përveç forcës ushtarake, Bashkimi Evropian duhet të forcojë gjithashtu fuqinë e tij ekonomike për të qenë më konkurrues në skenën globale.

“Nëse përgjigjja për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë fuqi ushtarake është të shndërrohemi në një kontinent injorenca, atëherë më mirë të na vijë të na pushtojë dikush.

Shqipëria ka qenë gati që të pushtohet nga amerikanet dhe evropianët, por problemi është se asnjëri nuk do të na pushtojë. Edhe po të na pushtojë i çojmë në Mal të Zi që të argëtohen me ca diell. Evropa duhet të mendojë në dy drejtime, e fuqishme ushtarakisht, por edhe e fuqishme ekonomikisht.

Kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë, BE e udhëheqësve dhe debateve, por edhe një BE tjetër që funksionin si orë zvicerane 24 orë në 7 ditë. 40 mijë njerëz që prodhojnë kushedi sesa rregullore. BE ka më shumë nevojë për ne, sesa në kemi nevojë për BE. Nëse BE duhet të dalë nga këto kriza duhet të bashkohet si Evropë. Amerika pa Evropën është thjesht një ishull, Evropa pa Amerikën është gadishull. Ai ishull dhe ky gadishull duhet të jenë bashkë”, tha kryeministri Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit