-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

17-vjetori i pavarësisë, Osmani: Asgjë nuk e ndal Kosovën e lirë, ta pavarur, sovrane dhe të përjetshme

Kryesoret

Presidentja e Kosovës ka uruar për 17-vjetorin e pavarësisë. Osmani shpreh falenderimet për të gjithë ata që sakrifikuan për të festuar ditën e shenjtë dhe historike.

Ajo ka falenderuar për kontributin që kanë dhënë për të ecuar përpara. Osmani nënvizon që asgjë nuk mund ta ndalë Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane dhe të përjetshme.

“Është një ditë që ne ju themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike. Duke filluar nga arkitekti i Pavarësisë sonë, presidenti historik, dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në, e deri tek secili qytetarë i Republikës sonë që sakrifikoi me mundë e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Edhe një herë në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, faleminderit për kontributin e dhënë, do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme. Urime!”, tha Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit