-sidi education-spot_img
10.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2 javët e shkurtit/ Policia e Shkodrës arreston 8 persona, dhe në gjendje të lirë 4 të tjerë

Kryesoret

Policia Rrugore e Shkodrës gjatë 2 javë të para të shkurtit ka arrestuar 8 persona dhe ka proceduar 4 të tjerë.

Gjithashtu rreth 365 drejtues të mjeteve janë gjobitur për parakalime të gabuara dhe 714 për ndalim ose pushim të mjeteve në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Rrugorja e Shkodrës bën thirrje shoferëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke mos përdoruar celularin, të mos drejtojnë makinat nën efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.

Rrugorja bën me dije se:

Janë ndëshkuar 19 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të errësuar;
Janë ndëshkuar 51 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në efektin e pijeve alkoolike;

Janë ndëshkuar 365 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

Janë ndëshkuar 97 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

Janë ndëshkuar 53 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

Janë ndëshkuar 121 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

Janë ndëshkuar 292 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme;

Janë ndëshkuar 714 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit