Në seancën e sotme po diskutohet për miratimin e ndyrshimeve në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet e 11 maj.
Deputetja demokarate Jorida Tabaku në fjalën e saj u shpreh se arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk shënon fundin e korrupsionit.
“Ngjarja e të hënës janë një pikë kthese e politikës në Shqipëri. Nuk është vetëm një arresti por pasqyrim i një mekanizmi të tërë që lidhet me korrupsionin. Deri tani kemi parë vetëm majën e asbergut. Veliaj firmos ndarjen e pushteteve të krimit. Kjo nuk është rastësi por pjesë e një krimi që kapi në vend. Kjo është mënyra sesi funksionin sistemi socialist. Ky është fundi i 12 vite qeverisje që ka vjedhur, arrestimi i Veliajt nuk shënon fundin e korrupsionit, pasi ajo që po zbulohet sot nuk paguan taksa.
Shqiptarëve i ka kushtuar shmë largimi, familja, puna i ka kushtuar sakrifica. Gjithçka ka ndodhur sei tenderat janë kthyer në makthin e qytetarëve. Kemi shkuar në kushtetutë por jue e keni mbrojtur. Ky sistem nuk shembet me një arrestim, por është një betejë për shqiptarët. Nuk besoj se sot ka vend për të heshtur por ka vend për të luftuar. Shqipëria duhet të zgjedh të mirën dhe jo largimin.