-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pavarësia e Kosovës, Meta: Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili ndodhet në burg ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë.

Meta nënvizon se Kosova është një shembull i shkëlqyer i funkisonimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.

Ai shprehet se Partia e Lirisë është e vendosur për të mbrojtur pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës, si dhe të mbështesë procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB.

“🇦🇱❤️🇽🇰 Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur!

Forcohesh çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon, shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.

Partia e Lirisë është e vendosur për të mbrojtur pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës, si dhe të mbështesë procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB.

Urimet më të përzemërta vëllazërore!” , shkraun Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit