Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë një dedikim të veçantë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ajo ka uruar atdheun e saj nëpërmjet disa InstaStory-ve, duke ndarë momente të rëndësishme të karrierës së saj. Në postimet e saj, Rita Ora ka shpërndarë pamje nga koncertet në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe një imazh të saj me një kostum tradicional në një nga videoklipet e saj.
Ky dedikim është një mënyrë e veçantë për këngëtaren të shprehi krenarinë e saj për pavarësinë dhe atdhenë.