Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka prezantuar Blerina Abrazhdën si zëvendësministre të Mbrojtjes.
Në një postim në rrjetet sociale, Vengu shprehu krenarinë që Abrazhda do të bashkohet me ekipin e Ministrisë, duke sjellë me vete eksperiencën dhe përkushtimin e saj në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare.
Abrazhda u emërua në këtë pozita më 12 shkurt, me vendim të Këshillit të Ministrave.