Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot nga qelia përmes një postimi në Facebook se prokurori Ols Dado e akuzon padrejtësisht dhe sipas tij pa asnjë provë. Për qelizat telefonike kishte këtë përgjigje.
“Më paska kapur me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023. Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë” thotë Veliaj.
Por SPAK, dhe prokurori që drejtoi hetimet Ols Dado ka një tjetër version në dosje. Në dosje përmendet edhe Casamonti, që dyshohet se është arkitekti i njohur italian. 5Pyetjet.al publikon pjesë të tjera nga dosja.
Veliaj: Po lexoj dosjen në burg, skuthi Ols Dado më ka hetuar fiks si hetuesit e Enverit
Pjesë nga dosja e SPAK-ut për vilën në Qerret dhe dëshminë e Veliajt
Së treti, një provë tjetër që shtetasi Erion Veliaj është aktiv përsa i përket ecurisë dhe promovimit të OJF-së në fjalë, rezulton të jetë përftuar nga komunikimet e datës 21.04.2022, mes shtetases Ajola Xoxa dhe Driant Zeneli. Nga këto komunikime konstatohet se në Itali, supozohet Venezia (Lido), ka ndodhur një takim ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i bashkisë Tiranë, bashkëshortja e tij dhe disa shtetas të tjerë të huaj përfshirë këtu një shtetas italian të quajtur Casamonti.
Ky i fundit, sipas shtetases Ajola Xoxa, ka folur në lidhje me “Harabel” dhe bashkëpunime të mundshme të kësaj organizate. Gjithashtu, nga të njëjtat komunikime konstatohet se shtetasit Erion Veliaj dhe Driant Zeneli kanë një marrëdhënie e cila lidhet me aktivitetin e këtij të fundit tek “Harabel”.
Shtetasi Erion Veliaj evidentohet qartë se jo vetëm që ka dijeni për aktivitetet e kryera nga bashkëshortja e tij, në fushën e organizimeve me natyrë artistike, por edhe ndihmon në forma konkrete kur i kërkohet nga kjo e fundit. Nga komunikimet rezulton një rast, ku shtetësja Ajola Xoxa i ka kërkuar ndihmë për vënien në dispozicion të një hapësire publike në lidhje me një aktivitet që do të zhvillonte shtetasi Kushtrim Juniku. Konkretisht: Në datë 29.11.2018 Ora 02:55 PM.
Driant Zeneli: “Shoqe arrite me fol me Erin per punen e Kushtrimit?” (Fq 2000). Në datë 03.12.2018. Ora 08:19 PM, Driant Zeneli: “Shoge me.mori Kushtrimi me tel tashi. Ke noj info kur edhe tek kush mund te shkojm Kushtrimi te prezantojn projketin? Se ditet po i afrohen ai ka undermend per 29/30-31”. Ora 08:56 PM. Ajola Xaxa: “Eri dje ka ardhur sepse ka qene jashte”, “Dhe kemi qene vetem me vizita dje”, “Ja sot sa ta takoj e pyes” (Fq 2007).
Në datë 05.12.2018. Ora 12:34 PM, Driant Zeneli: “Ciao Shoqe more gje vesh ku te shkoi Kushtrimi? “Ora 01:25 PM. Ajola Xaxa: “Po pres Erin te me thote”, “Se parimisht kane edhe disa aktivitete te tjera në ato lokacione Ora 01:46 PM, Driant Zeneli: “Ah ok please sa po te kesh njoftim me thuaj. Oru 02:01 PM. Ajola Xoxa: “Ok tha Eri do zgjidhim gjithcka tjeter”, “Me jep nje kontakt, “Qe ta pasoj”, “Se i pelqen shume shume ideja se ia dergova ta shihte tamam”.
Ora 02:01 PM, Driant Zeneli: Dërgohet kontakti i shtetasit Kushtrim Juniku me numër telefoni Phone: Mobile +355 67 276 9831 (Fq 2008-2010). Në lidhje me shtetasin Kushtrim Juniku, nga këto akte konstatohet se ka përfituar fonde nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet shoqërisë së tij “KUJU Studio” me NIPT L71310015L, më datë 22.12.2018, periudhë kjo e cila korrespondon me bisedën e treguar më lart. Vlera e përfituar është 4,296,000 lekë, sipas faturës nr. 27 datë 22.12.2018.
139.4. Së katërti, nga deklarimet rezultuan edhe disa fakte të cilat lidhen me dijeninë rreth organizatës BYL-A, me të cilën lidhja shkon pas në vitë, në kohën që Erion Veliaj aktivizohej tek organizata “Mjaft”. Megjithëse e njeh këtë organizatë, përsëri deklaruesi mohon të ketë dijeni rreth financimeve të “BYL-A” nga Bashkia që drejton, megjithëse është vetë ky shtetas që ka shpërndarë fondet publike duke firmosur urdhrat e shpenzimit përkatës.
139.5. Së pesti, edhe në lidhje me vilën e ndodhur në Qerret, Kavajë, nga Erion Veliaj pohohet frekuentimi i saj, megjithëse justifikimi që përdoret është për të vizituar djalin që qëndronte atje. Por nga ana tjetër, në kundërshtim me provat e administruara në fashikull, Erion Veliaj shprehet se nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë pagesë mirëmbajtje të vilës apo 246 Faqe