Hamasi ka njoftuar se do të dorëzojë katër trupat e pengjeve të enjten, përfshirë dy fëmijë, si pjesë e fazës së parë të armëpushimit.
Trupat përfshijnë ata të familjes Bibas dhe fëmijët e saj të vegjël, Kfir dhe Ariel, të cilët u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit 2023. Në këmbim, Izraeli do të lirojë të gjitha gratë dhe të rinjtë nën moshën 19 vjeç të arrestuar pas tetorit 2023.
Ky veprim është pjesë e një marrëveshjeje për armëpushim, ndërsa bisedimet për fazën e dytë ende nuk kanë filluar.