Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në primaret për kandidatët për deputetë që do të nisë më 1 mars.
Ai ka shpallur se, për shkak të një angazhimi të ri, do të tërhiqet nga gara.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha ka shprehur mbështetje për çdo përpjekje që çon PD drejt fitores.