Presidenti amerikan Donald Trump, me anë të një postimi në rrjetin e tij socila X ka njoftuar për emërimin e ambasadorit të SHBA-së në Turqi, Tom Barrack, i cili ky i fundit shërben si ambasador i Këshillit të Shqipërisë në Turqi dhe si i dërguar i posaçëm presidencial për Sirinë dhe Irakun.
Postimi i Trumpit
Kam kënaqësinë të njoftoj se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Turqi, Tom Barrack, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme, do të emërohet i Dërguar Special Presidencial për Sirinë dhe, në të njëjtën kohë, i Dërguar Special Presidencial për Irakun, ndërsa ne përparojmë partneritetin tonë strategjik me qeveritë e Sirisë dhe Irakut dhe marrëdhëniet tona me ta vazhdojnë të forcohen!
Tom do të mbetet Ambasador në Turqi dhe do të veprojë me mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara. Ne e vlerësojmë shumë punën që ka bërë Tom Barrack, si dhe gatishmërinë e tij të vazhdueshme për t’i shërbyer vendit tonë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!.










