E ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon me reagimet nga burgu në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit për masën e sigurisë kundër tij, “5Pyetjet.al” po punon një tjetër pjesë nga dosja e SPAK-ut që e çoi të parin e Tiranës pas hekurave prej të hënës së kaluar.
Sipas SPAK-ut rezulton e qartë se faturat që lëshohen nga OJF e Ajola Xoxës janë fiktive në shërbimet që supozohet të kenë ofruar dhe në fund lekët, miliona i kanë futur në xhep.
Dosja e Veliajt/ Biznesmeni Gentian Sula: Prerje 500-çe, Ajolës i dhashë kapar 115,000 Euro
Në një rast që po e sjellim më poshtë, sipas SPAK-ut kërkohej që një OJF të lëshojë faturë për një shpk si “Rametal” shpk, por kjo duket e pamundur objektivisht, pasi një organizatë jofitimprurëse mund të përfitojë vetëm sponsorizime nga subjekte të tjera private.
Akoma më qartë sipas SPAK-ut del qëllimi për të prodhuar fatura të cilat nuk pasqyrojnë realisht shërbimin e kërkuar dhe të ofruar, por shërbejnë vetëm për të kaluar shumën e të hollave tek llogaria bankare e OJF-ve të Ajola Xoxës.
“Me Erionin i kemi gratë shoqe”! Elman Abule: Udhëtimet me Veliajn nga Tokio në Kiev
Pjesë nga dosja e SPAK për Erion Veliajn
Në faqen 59 të komunikimeve Ekonomistja i dërgon dy fatura të prodhuara nga “Rametal” shpk për Teatrin e Operas, për vlerën 1.456.056 lekë dhe 2.241.864 lekë. Në faqen 61 Adela Kondakçiu i thotë që, në mënyrë që edhe Rametal mos paguajë tash, faturat të mos bëhen tani në dhjetor. Ekonomistja i përgjigjet: Më mire për ne me TVSI Në vijim Adela Kondakçiu e pyet: Po përshkrimet në fatura doni që t’i bëjmë?
Ekonomistja ja kthen: KA NDONJË HAPESIRË TË NA I BÊNI NGA HARABEL FATURAT? Adela i përgjigjet: NËSE E BËJMË NGA HARABEL I BIJE QË DO E BËJMË SPONSORIZIM. ËSHTË DHE PA TVSH NË FAKT (fage 64), Prn, nga këto komunikime më së paku rezulton e qartë se faturat që lëshohen nga OJF e shtetases Ajola Xoxa janë fiktive në shërbimet që supozohet të kenë ofruar.
Në këtë rast, nga Rametal shpk kërkohet që një OJF të lëshojë faturë për një shpk si “Rametal” shpk, por kjo duket e pamundur objektivisht, pasi një organizatë jofitimprurëse mund të përfitojë vetëm sponsorizime nga subjekte të tjera private.
Akoma më qartë del qëllimi i bashkëbiseduesve për të prodhuar fatura të cilat nuk pasqyrojnë realisht shërbimin e kërkuar dhe të ofruar, por shërbejnë vetëm për të kaluar shumën e të hollave tek llogaria bankare e “Partners Laë”. Konkretisht, në faqen 64, ekonomistja i përgjigjet Adela Kondakçiut: Shiko, nëse ju pret puna e bëjmë pas pushimeve. Në të kundërt bëje nga PARTNERS. CA TË THEM. Se nuk e di as unë tani.
“Po të bëjmë faturë qira për pajisje nga një shpk? Jo Partners dmth. Edhe nga kjo rezulton e qartë se faturat që do të lëshohen në emër të “Rametal” shpk, nga OJF-të e kontrolluara nga shtetësja Ajola Xoxa, janë tërësisht fiktive. Ekonomistja i përgjigjet: Po edhe ashtu mirë është, fage 66. 172.4.11. Në vijim kujtohet dhe shton: Po i bie që edhe kontratën që bëm për Preljocaj duhet ta bëjmë me këtë shpk që do na bëni faturën.
Se nuk lidhen pastaj. Adela Kondakçiu i thotë që me Preljocaj kanë bërë transport. Ekonomistja i thotë edhe pajisje dhe shton: SE IDEJA ËSHTË QË NË KEMI NJË KONTRATË ME PRELJOCAJ POR SKEMI FATURË, DHE PËR ATË JEMI ZBULUAR. Në këtë moment, Adela Kondakçiu e pyet nëse këtë kontratë e kanë dorëzuar diku, por ekonomistja e Rametal i përgjigjet: Deri tani jo.
Vetëm noterja e ka. Adela Kondakçiu i drejtohet ekonomistes duke i thënë: Doja të njoftoja që po bëj këtë faturën për Rametal sot për diferencat e TOB. Faturën do e bëj nga Partners Laë edhe do të jetë me TVSH.
Pra, më në fund vendosin se nga do lëshohet fatura dhe shoqëria është “Partners Laë” shpk e shtetases Ajola Xoxa.
Ekonomistja i përgjigjet: Në rregull. Adela Kondakçiu i dërgon vlerën: 22,000 euro plus tvsh. Përgjigja është: ok. Në faqen 72, Adela Kondakçiu i kërkon ekonomistes të konfirmojë nëse është bërë pagesa e faturës për Partners. Ekonomistja i përgjigjet në faqen 73 se akoma nuk e kanë mbyllur dhe do e njoftojë sapo të procesohet. 172.4.12.
I pyetur në datë 09.01.2025, si person që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Elman Abule, bashkëshorti i shtetases Marisa Nito si dhe pronar i disa kompanive si Rametal Shpk, Ventus Shpk, Fidalba Shpk, shpjegon ndër të tjera shpjegon se për vendimmarrje të mëdha financiare, për pagesat e faturave në vlera të mëdha vendos vetë ai, ndërkohë që për pagesa të vogla i lë një buxhet të caktuar ekonomistes me qëllim kryerjen e pagesave.
Del në dosje Casamonti/ SPAK: Komunikimet e Ajolës, Veliajt dhe vila në Qerret